
Departamenti i Policisë në Tennesse ka dalë me një thirrje të veçantë kësaj here drejtuar trafikantëve të drogës në vend. Policia përmes një njoftimi për shtyp iu kërkon trafikantëve të lëndëve narkotike që të mos e hedhin drogën në tualet pasi mund të drogojnë aligatorët në Shoal Creek.
Deklarata e policisë erdhi pas një operacioni antidrogë të saj kur një prej trafikantëve tentoi të shkarkonte një sasi të madhe lënde narkotike të llojit metamfetaminë në tualet.
Sipas autoriteteve, lënda narkotike që tretet në unë derdhet në Shoal Creek dhe nuk dihet se çfarë reagimi mund të sjellë tek krijesat që jetojnë në këtë vend, përfshi këtu edhe aligatorët. (A2 Televizion)