Policia e Shtetit: Synohet hyrja me forcë në Parlament

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2019, 17:07 | Aktualitet
Policia e Shtetit: Synohet hyrja me forcë në Parlament

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare ku ndër të tjerat thotë se, nga informacionet  e mbledhura nga shërbimet përkatëse, “ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale”.

Deklarata jep edhe detaje, kur thuhet se “synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë”.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2371415646478126&id=1502420603377639

Policia siguron se forcat e rendit dhe sigurisë janë të gatshme t'i përgjigjen me forcën e ligjit dhe në proporcionalitet çdo veprimi të paligjshëm apo akti dhune. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos