
Policia e Vlorës në mungesë të rezultateve konkrete në misionin e saj, të paktën ka arritur të unifikojë mangësitë e punës së saj me perceptimin e opinionit publik.
Drejtori i Policisë së Qarkut të Vlorës gjatë analizës së punës për vitin e kaluar në prani edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka evidentuar dy mangësitë të punës së policisë për vitin e kaluar.
Ndërsa e ka marrë si sfidë personale minimizimin e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike dhe tolerancë zero ndaj punonjësve të policisë që favorizojnë me apo veprime konkrete këtë fenomen, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka shmangur përgjigjen për një tjetër handikap të policisë, hetimin e personave të zhdukur dhe rikthimin e trafikut klandestin të personave nga Lindja e Mesme.
Vjedhja e automjeteve dhe dhuna ne familje ishin dy indikatorë të tjerë që kishin pësuar rritje të rasteve gjatë vitit të kaluar në qarkun e Vlorës. (A2 Televizion)