Policia i përgjigjet telefonatës për dhunë në familje, sekuestron dhe një sasi kokaine

Nga A2 CNN
7 Maj 2023, 13:01 | Kronikë
Policia i përgjigjet telefonatës për dhunë në familje,

Policia e Elbasanit bën me dije se ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në familje, ku një 29-vjeçar po ushtronte dhunë ndaj të afërmve të tij.

Efektivët shkuan menjëherë në banesën e kësaj familjeje, në lagjen “28 Nëntori”, pas marrjes së informacionit dhe bëri të mundur arrestimin e 29 vjeçarit L.Zh.

Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi dhe një sasi kokaine, e cila dyshohet se i përkiste të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos