“Policia jonë më e mira në Europë”, studimi suedez i cituar nga ministri Çuçi, a është vërtetë kështu?

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 20:04 | Aktualitet

“Policia jonë është më e mirë edhe se ajo angleze dhe holandeze”, tha ministri i ri Bledi Çuçi. Nuk është vetëm kjo batutë e tij që në fund të fundit mund të jetë edhe propagandë dhe tashmë jemi mësuar me të qenët më mirë se Gjermania dhe ndoshta edhe se çdo vend tjetër në Europë. Kjo bëhet sa herë na e lyp nevoja për të mbuluar ndonjë hall edhe më të madh. Në fakt, sapo vijmë nga një situatë ku pikërisht policia ishte aktori kryesor duke filluar nga vrasja e të riut Rasha, te protestat e të rinjve. Nga arrestimet dhe shoqërimet e minorenëve deri te arrestimi dhe dhuna ndaj shoqërisë civile ditët e fundit. Por, po kështu, një shifër prej 100 ankesash të mbërritura në SHÇBA në adresë të repartit “Shqiponja” e bën edhe më interesante studimin, të cilit i referohet zoti Çuçi. Për këtë studim dhe Policinë e Shtetit foli në A2 Gjergji Vurmo, nga Qendra për Demokraci dhe Ndërmjetësim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos