Më 19–20 nëntor, profesionistët e energjisë dhe ndërtimit takohen në ECGE 2026

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2026, 11:13 | Ekonomi

Më 19–20 nëntor, profesionistët e energjisë dhe

Më 19–20 nëntor 2026, Pallati i Kongreseve në Tiranë do të mirëpresë edicionin e pestë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër (ECGE 2026), një platformë profesionale që bashkon kompanitë, ekspertët dhe aktorët kryesorë të dy sektorëve me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të vendit.

Organizuar nga I-Exhibitions, ECGE 2026 do të sjellë së bashku kompani vendase dhe ndërkombëtare, prodhues, distributorë, investitorë, institucione dhe profesionistë të industrisë, duke krijuar mundësi për prezantimin e produkteve dhe teknologjive, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e marrëdhënieve të reja tregtare e profesionale.

Panairi do të përfshijë një gamë të gjerë zgjidhjesh në energjinë e rinovueshme, eficiencën energjetike, sistemet fotovoltaike, teknologjitë e ruajtjes së energjisë, rrjetet inteligjente, materialet dhe teknologjitë e ndërtimit, si dhe zgjidhjet për ndërtim të qëndrueshëm dhe ekonomi të gjelbër.

Arkitektët, inxhinierët, projektuesit, specialistët e energjisë, ekspertët e eficiencës energjetike, kompanitë e ndërtimit dhe zhvilluesit e projekteve do të kenë mundësinë të njihen nga afër me ofertën e tregut, të takojnë prodhues dhe furnitorë, të krahasojnë produkte e teknologji dhe të identifikojnë zgjidhje që mund të aplikohen në projektet e tyre.

Për profesionistët që kërkojnë partnerë të rinj, furnitorë të specializuar apo mundësi bashkëpunimi, panairi krijon një hapësirë takimi të drejtpërdrejtë me kompani dhe përfaqësues të industrisë nga Shqipëria dhe tregjet ndërkombëtare.

Regjistrohuni për takime B2B dhe planifikoni kontaktet tuaja të biznesit

Një nga mundësitë që ofron ECGE 2026 është programi i takimeve B2B, i cili u mundëson kompanive dhe profesionistëve të krijojnë kontakte të strukturuara me ekspozues dhe aktorë të tjerë të tregut.

Përmes platformës B2B, pjesëmarrësit mund të krijojnë profilin e tyre, të identifikojnë kompanitë me interes për aktivitetin e tyre dhe të planifikojnë takime të drejtpërdrejta gjatë dy ditëve të panairit.

Regjistrohuni paraprakisht për B2B, identifikoni partnerët që kërkoni dhe shfrytëzoni ditët e panairit për të zhvilluar takime me potencial konkret bashkëpunimi.

Përveç zonës së ekspozimit dhe takimeve të biznesit, programi i ECGE 2026 do të përfshijë diskutime profesionale, prezantime dhe demonstrime praktike, duke trajtuar zhvillimet, teknologjitë dhe çështjet që po ndikojnë në transformimin e sektorëve të energjisë dhe ndërtimit.

Programi do të zhvillohet në disa hapësira tematike, të konceptuara për të ndërthurur ekspozimin e produkteve, diskutimet profesionale, demonstrimet dhe ndërveprimin ndërmjet kompanive, ekspertëve dhe vizitorëve.

Vizitoni ECGE 2026. Njihuni me tregun. Krijoni kontakte të reja.

Profesionistët, kompanitë dhe të gjithë të interesuarit për sektorët e energjisë dhe ndërtimit janë të ftuar të regjistrohen dhe të bëhen pjesë e edicionit të pestë të panairit.

Datat: 19–20 nëntor 2026

Vendndodhja: Pallati i Kongreseve, Tiranë

Regjistrimi për vizitorë: https://ecge.i-exhibitions.com/en/visitor

Regjistrimi për takime B2B: https://b2balkan.com/events/b2b-event-at-ecge-fair (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos