Banka e Shqipërisë paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese, ruani llogarinë

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2026, 11:22 | Aktualitet

Banka e Shqipërisë paralajmëron qytetarët: Kujdes nga

Banka e Shqipërisë njofton qytetarët se po qarkullojnë mesazhe mashtruese (phishing) që përdorin emrin e saj. Në këto mesazhe pretendohet se llogaria bankare e marrësit është pezulluar dhe i kërkohet të klikojë në një lidhje për të përditësuar të dhënat.

Këto mesazhe janë të rreme. Ato synojnë të përvetësojnë të dhëna personale dhe bankare duke përdorur emrin e Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë paralajmëron qytetarët: Kujdes nga

Banka e Shqipërisë paralajëmron qytetarët se nëse marrin  një mesazh të tillë të mos klikojnë në lidhjen e përfshirë në mesazh dhe mos i përgjigjen atij.

“Mos klikoni në lidhjen e përfshirë në mesazh dhe mos iu përgjigjni atij. Mos jepni të dhëna personale, të dhëna të kartës bankare, fjalëkalime, PIN ose kode njëpërdorimëshe. Nëse keni dhënë të dhëna ose vini re veprime të paautorizuara në llogarinë tuaj, kontaktoni menjëherë bankën tuaj përmes kanaleve të saj zyrtare. Raportoni çdo mesazh të tillë pranë organeve kompetente”, paralajmëron BSH. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos