Irani qëllon bazën amerikane, Huthit marrin kontrollin e Ngushticës jetike në Detin e Kuq

Nga Xhevahir Qardaku
16 Nëntor 2026, 11:12 | Bota

Huthit marrin kontrollin e Bab al-Mandab. Forcat proqeveritare të Jemenit, të mbështetura nga Arabia Saudite, janë tërhequr nga zona që mbikëqyr ngushticën strategjike në Detin e Kuq, duke ia lënë kontrollin militantëve të mbështetur nga Irani.

Ushtria jemenase tha se trupat po ripozicionohen për të forcuar mbrojtjen e Adenit, kryeqytetit të përkohshëm të vendit, duke i dhënë fund një ofensive disa javore për rimarrjen e zonës. Kontrolli i Bab al-Mandabit ka rëndësi të madhe për tregtinë globale, pasi ngushtica lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe është një nga korridoret kryesore të transportit detar.

Ndërkohë, përshkallëzim ka edhe në frontin tjetër. Këtë mëngjes, gjashtë dronë iranianë shënjestruan një strukturë radari të mbrojtjes ajrore të SHBA-së të vendosur në Bazën Ajrore al-Riffa në Bahrein.

Sirenat e alarmit u dëgjuan në të gjithë vendin dhe Ministria e Brendshme lëshoi një paralajmërim duke u bërë thirrje banorëve të kërkonin strehim. Në anën tjetër, në Lindjen e Mesme ka mbërritur aeroplanmbajtësja amerikane Roosevelt, e treta në rajon, ndërsa Pentagoni ka bërë dhe një riorganizim të trupave.

Për ekspertët, këto janë shenja që palët po përgatitet për një rikthim të mundshëm në luftë, teksa negociatat kanë ngecur prej kohësh. Irani po frenon çdo bisedë për hapje në lidhje me programin e tij bërthamor dhe nga ana tjetër, Uashingtoni e ka bërë të qartë se nuk do lejojë që Teherani ta ketë një të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos