
Policia kufitare në Maqedoninë e Veriut ndaloi 53 emigrantë të paligjshëm që ishin fshehur në një kamion që kishte hyrë në vend.
Kamioni u ndalua gjatë një kontrolli rutinë në afërsi të qytetit Valandovë, që ndodhet pranë kufirit me Greqinë dhe Bullgarinë.
Policia maqedonase njofton se shoferi i kamionit është arrestuar, ndërkohë që emigrantë momentalisht po mbahen në një qendër paraburgimi në Shkup dhe më pas do të kthehen pas në Greqi. (A2 Televizion)