Policia përleshet me narkotrafikantët në Brazil, të paktën 6 viktima

Nga A2 CNN
13 Korrik 2022, 10:06 | Bota

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një përplasjeje të armatosur mes policisë dhe anëtarëve të një grupi narkotrafikantësh në lagjet e varfra të Rio de Janeiros në Brazil.

Ngjarja nisi pasi një grup personash sulmoi një mjet të forcave të xhenios të policisë në rrethinat e Manguinhos.

Menjëherë, në zonë u dërguan përforcime nga ana e policisë, të cilët zhvilluan një përleshje të armatosur për disa orë rresht.

Më pas, efektivët kontrolluan dhjetëra shtëpi të zonës ku sekuestruan një sasi të madhe droge dhe armësh të kalibrave të ndryshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos