Policia sulmohet me granata dhe kallashnikov, ministri i Brendshëm: Serbia kërkon të destabilizojë Kosovën

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 13:49 | Kosova

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se sot është sulmuar Policia e Kosovës në veri të vendit. Përmes një konferencë të jashtëzakonshme për medie, Sveçla tha se policia është sulmuar me granat dore.

“Sot rreth 07:40 ka ndodhur një sulm ndaj policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granat dore dhe AK 47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të policisë dhe qytetarët. Grupet e ndryshme në 3 ditët e fundit kanë bërë katër sulme ndaj Policisë së Kosovës”, tha ai. “Qëllimi i Serbisë në këtë moment nuk është të sulmojë Kosovën, por ta destabliziojë atë. Nuk i frikësohemi çfarëdolloj skenari të Serbisë”.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, tha se falë reagimit të efektivëve dhe automjeteve të blinduara s’ka pasur të lënduar.

“Prej datës 13 i kishim katër sulme ndaj Policisë së Kosovës në mënyrë të sinkronizuar. Kjo na bënë me dije se kemi të bëjmë me një grup të organizuar që ka qëllim të pengojë Policinë e Kosovës. Në sulmin e parë janë vendosur mbi 40 iriqë në formë metalike për të penguar patrullat policore. Në sulmin e dytë policët janë sulmuar me gurë, sulmi i tretë ka ndodhur mbrëmë ku 30 fishekë ndaj policisë, ndërsa sot janë sulmuar policët me granatë dhe AK 47”, tha ai në një konferencë për mediat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos