Albin Kurti pret shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 14:10 | Kosova
Albin Kurti pret shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Ata diskutuan kryesisht për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, veçanërisht për tri komunat me shumicë shqiptare. Kurti u përqëndrua në pasivizimin e mbi 6 000 adresave të shqiptarëve në këto komuna, duke e konsideruar këtë “një spastrim etnik administrativ të heshtur që po sjell pasoja të mëdha”.

“Kjo metodë e Serbisë, që iu mohoi të drejtën elementare e demokratike, atë të votës, solli edhe rezultate jo të kënaqshme. Andaj, këto zgjedhje as nuk ishin të lira e as demokratike”, u shpreh kryeministri i Kosovës.

Gjithashtu, përmendi garimin e shqiptarëve me dy lista të ndara si një faktor të dëmshëm për rezultatet zgjedhore.

Mes një delegacioni të gjerë, pjesë e takimit ishin kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kreu i Bujanocit, Nagip Arifi, kreu i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi etj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos