Policia vret gabimisht "heroin", që sapo kishte qëlluar ndaj vrasësit të një polici

Nga A2 CNN
26 Qershor 2021, 13:39 | Bota

Policia qëlloi gabimisht për vdekje një civil të armatosur vetëm pak çaste pasi ai kishte rrëzuar në tokë vrasësin e një efektivi policie.  

John Hurley ishte duke bërë pazar afër vendngjarjes kur dëgjoi të shtënat dhe u turr në vendin e ngjarjes me pistoletën e tij të fshehur. Ai gjuajti me armë ndaj Ronald Troyke, 59 vjeç, i cili i zuri pritë oficerit Gordon Beesley në Arvada, Colorado.

Një menaxher në një biznes pranë tha se para se të qëllonte, Hurley iu bëri thirrje kalimtarëve të fshiheshin.

Policia e quajti Hurleyn një hero por nuk ka konfirmuar ende se kush e qëlloi atë, megjithatë burime pranë hetimit thanë se plumbi fatal erdhi nga policët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos