Koloseumi 2000 vjeçar është “zemra” e Romës, kryeqytetit italian që çdo vit mirëpret më shumë se 6 milionë turistë. Këtë vit ai vjen me një risi të re, ku falë projektit restaurues që kushtoi më shumë 30 milionë euro, do të lejojë vizitorët të hyjnë në tunelet nëntokësore, që më herët ishin të ndaluar.
Më shumë se 80 arkeologë, arkitektë dhe inxhinierë punuan për 2 vjet për të risjellë edhe njëherë në qendër të vëmendjen monumentin e dashur prej të gjithëve, duke ngritur strukturën e njohur si “hipogjeum”.
Tashmë turistët do të kenë mundësi të ecin në disa kalime rreth 160 metra, të cilat të çojnë dhe në disa pjesë të amfiteatrit të gurtë ku mbaheshin gladiatorët dhe luanët, të cilat më herët kanë qenë të ndaluara për ta. (A2 Televizion)