
Ish-oficeri i policisë amerikane Derek Chavin, është dënuar me 22 vjet e gjashtë muaj burg, për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd në Minneapolis në maj të vitit 2020.
Gjykatësi tha se dënimi i Derek Chauvin ishte i bazuar "në abuzimin e pozitës së besimit dhe autoritetit, dhe gjithashtu për mizorinë e treguar" ndaj Floyd.
Derek Chavin u filmua teksa për 9 minuta, i mbante gjurin mbi qafë George Floyd para se ai të vdiste i asfiksuar. Vrasja e tij shkaktoi protesta globale kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë.
Gjatë seancës së dënimit, vëllai i Floyd, Terrence Floyd kërkoi dënimin maksimal prej 40 vjetësh. (A2 Televizion)