Biden takohet me presidentin afgan: Do të qëndrojmë krah jush

Nga A2 CNN
26 Qershor 2021, 08:39 | Bota
Biden takohet me presidentin afgan: Do të qëndrojmë krah jush

Presidenti Joe Biden ka zhvilluar takimin e tij të parë me presidentin afgan, Ashraf Ghani në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që forcat amerikane vijojnë tërheqjen nga Afganistani.

Biden tha se e ardhmja e Afganistanit është në dorë të afganëve teksa këmbënguli se mbështetja e Uashingtonit nuk po merr fund.

"Afganët do të jenë ata që vendosin të ardhmen e tyre. Do të qëndrojmë krah jush,” tha kreu i Shtëpisë së Bardhë mes të tjerash.

Nga ana e tij, presidenti afgan tha se Afganistani tani gjendet në momentin ku ndodhej Presidenti Abraham Linkoln në 1861 në prag të fillimit të Luftës Civile amerikane.

Ai shtoi se forcat qeveritare kishin rimarrë nën kontroll gjashtë distrikte, si në jug edhe në veri të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos