Politika në sitë, freski politike apo qetësi para “stuhisë”?

Nga A2 CNN
6 Korrik 2020, 20:28 | Politikë
Politika në sitë, freski politike apo qetësi para

Fundjava duket sikur u freskua, por kjo nuk tregon aspak për një verë të tillë në politikë. Fillimi i sezonit të pushimeve pas një periudhe shumë të gjatë debatesh politike të krijon përshtypjen e një qetësie dhe dakordësie mes palëve. Aq më tepër që lajmet e fundit që na mbeten në mendje ishin marrëveshjet për kodin zgjedhor dhe u krijua përshtypja e një lloj paqeje. Por, në fakt, ka shumë për të thënë dhe për të çkoduar se çfarë po ndodh në thellësi të asaj që duket.

Për të bërë një analizë të situatës aktuale politike në vend, ishte i ftuar në A2 analisti Afrim Krasniqi.

“As militantët e partive nuk janë të kënaqur me ndryshimet në kodin zgjedhor”

“Si rregull, menjëherë sapo shkoi drafti i ndryshimeve të reja të futej në kalendarin e punimeve të kuvendit dhe brenda dy javëve të kalonte në komision për shqyrtim. Nga ana teknike jemi brenda afatit ligjor për rastin e nismave të tilla. Por, nuk kemi një draft për kodin zgjedhor, por dy drafte paralele sepse do të ketë edhe një kod zgjedhor, i cili lidhet me situatën pas zgjedhjeve të ardhshme për shkak të kompromisit të datës 5. Kështu që, në parlament do të dërgojmë një kod zgjedhor, i cili do të jetë emergjent për situatën, një kod tjetër zgjedhor që hyn pas zgjedhjeve të ardhshme dhe disa ndryshime të tjera ligjore që lidhen me penalitete dhe sidomos me organet e drejtësisë, në raport me vepra penale që parashikohen për zgjedhjet. Ekspertët u munduan ta mbyllnin këtë paketë përpara datës kur skadonte dhe afati i komisionit, që ishte data 30 qershor, në mënyrë që të mos kishte mandat të ri të komisionit. Përpjekja e parlamentit për ta përdorur politikisht dhe mazhoranca për ta përdorur këtë situatë me një ligjërim politik, sikur nuk kemi vota, sikur po negociojmë, është përpjekje politike për të fituar kredenciale në një moment kur as militantët e PS dhe ata të PD nuk do të jenë të kënaqur me ndryshimet në kod. Emigrantët, që ishte premtim i mazhorancës, do të ngelën jashtë votimit, ato që quhen ndryshime, premtimet e republikës së re, nuk do të jenë të ligjëruara në këto ndryshime”.

https://a2news.com/2020/07/01/kodi-pas-korrikut-ndryshimet-kushtetuese-para-reformes-zgjedhore/

“Periudhë ‘mjalti’ mes palëve politike, është në favor të Ramës”

“Rama ka një kompromis dhe ai është shumë i rëndësishëm për të, pasi është në vitin e fundit të qeverisjes, është në kuota të ulëta, në një situatë ekonomike të vështirë, pa një staf politik solid. Në këto rrethana, interesi i Ramës, kalimi i opozitës nga rruga në tryezën e bisedimeve, tashmë atij i duhet kohë, në mënyrë që opozita të vijojë të qëndrojë në tryezë. Po të shikoni, kemi një periudhë mjalti mes palëve politike, më shumë retorik sesa kemi akte konkrete. Kjo është situata ideale për një kryeministër. Ajo çfarë kryeministri po mundohet të bëjë është të shfrytëzojë situatën për të zëruar mazhorancën e vetë me deputetët që ndodhen në parlament dhe për të fituar kohë me debatin e famshëm për ndryshimet e reja kushtetuese”.

https://a2news.com/2020/07/02/rama-i-pergjigjet-pd-se-nuk-keni-tager-ti-jepni-urdhra-kuvendit-listat-e-hapura-nderlikojne-procesin/

“Nëse kalohet pragu 5% digjen opozitarët e kuvendit”

“Nismëtarët për ndryshimet kushtetuese nuk kanë interes për ndryshimet që kanë propozuar. Për shembull, nëse miratohet pragu 5% të gjithë nismëtarët e ndryshimeve kushtetuese ngelen jashtë parlamentit dhe jashtë politikës. Në Shqipëri asnjë forcë politike nuk ka arritur të krijojë 5% në nivel kombëtar”.

https://a2news.com/2020/06/30/ndryshimi-i-kushtetutes-permeti-fitore-nisja-zyrtare-e-diskutimit-fundin-nuk-e-dime/

“Palët në Shqipëri nuk pyesin për marrëveshjet që bëjnë njëra me tjetrën”

“Socialistët nuk kanë ndonjë detyrim ndaj Partisë Demokratike. Palët në Shqipëri nuk pyesin për marrëveshjet që bëjnë njëra me tjetrën, por ndaj faktorëve ndërkombëtar. Për shkak se marrëveshja e datës 5 qershor është kritikuar nga të gjithë ne që përbëjmë jetën publike, shoqërinë civile, jo politike, në fakt, për aktorët politikë ka rëndësi përkrahja që u dha nga DASH, nga Brukseli, Gjermania dhe Franca”.

“Askush nuk flet për skandalet e Durrësit apo Dibrës”

“Në thelb nuk ndryshon asgjë. Sistemi nuk preket, struktura e re e KQZ-së ndahet në disa elementë, por në thelb ngelet bipartiake e kontrolluar nga partitë, strukturat e tjera mbeten gati të njëjta. Disa ndryshime kanë pësuar elementët e financimit, elementët e transparencës, të përfaqësimit gjinor ose të kontrollit kushtetues dhe ligjor të zgjedhjeve, sidomos me besimin që secila palë ruan njëra-tjetrën. Nëse asnjëra palë nuk vrapon dot, nëse dy palët nuk vrapojnë bashkërisht. Duket se dy palët politike janë të gatshme të vrapojnë bashkërisht. Problemi i madh që kanë shqiptarët, që është reformimi i sistemit, por edhe përgjigja ligjore për individët që kanë bërë shkelje në të kaluarën, skandalet e famshme të Durrësit, Dibrës apo qyteteve të tjera, as këtë radhë nuk morën përgjigje. Askush nuk flet për këtë gjë”.

https://a2news.com/2020/02/03/dosja-184-ps-ligji-eshte-i-qarte-per-kompetencat-e-spak/

“Problemi i madh që ka PS-ja është pamundësia për ndryshim”

“Retorika për ndryshime në qeveri është krejt e ndryshme nga ajo që është në të vërtetë. Asnjëherë nuk kemi pasur një analizë të ministrive për efektivitetin e tyre dhe asnjëherë nuk ka pasur një analizë se kush e ka bërë punën dhe kush nuk e ka bërë. Koha ka treguar se edhe ministra që nuk e kanë bërë punën dhe kanë qenë në krye të skandaleve, janë rikthyer ministra për ndryshime që kanë ndodhur në kabinete. Duke qenë disa muaj para zgjedhjeve është shansi i fundit i mazhorancës për të korrektuar disa sektorë. Është normale që PS-ja të reformojë kryesinë, përfaqësimin dhe të shohë elementët që mund të korrektojë. Problemi i madh që ka PS-ja është pamundësia për ndryshim. Ajo vazhdon të ketë në kryesi personin e shpallur “non grata” nga SHBA. Sado të flasim për reformim, kur ka simbole të tilla do të thotë se është pamundësi reformimi. Së dyti, nuk ka njerëz. Së treti, nëse marrim bilancin politik nuk kemi asnjë reformë, asnjë nismë, e gjithë retorika është projekte imagjinare që ndahen në media. Nuk kemi asnjë reformë dhe asnjë nga reformat e nisura në mandatin e parë nuk ka përfunduar. Si e tillë, në rrethana të tilla, një mazhorancë më lehtë ndryshon emrat”.

“Opozita duhet të bindë qytetarët kritikë”

“Partitë politike, sidomos anëtarët kërkojnë ushqim politik. Në momentin që opozita është jashtë sistemit dhe nuk ka protesta, ajo është e detyruar të kërkojë një temë të re dhe tema më trendi është të konsultohen për zgjedhjet e ardhshme, për të cilat nuk dimë kur do të mbahen ose për kryetarët e bashkive, për të cilët nuk dimë se kur do të zgjidhen. Në këto rrethana, opozita është e detyruar të bëjë zhvillime të tilla. Problemi i madh që ka opozita nuk është të bindë anëtarët e vetë dhe t'i pyesë ata se çfarë mendojnë për të ndryshuar Shqipërinë me halle të pafundme. Problemi kryesor i opozitës është të bindë qytetarët kritikë të këtij vendi, që janë shumicë absolute. Mbyllja e opozitës në seksione nuk pritet të ketë ndonjë produkt”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos