Portieri italian e çon Ferrarin në lavazh, e merr të shkatërruar!

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 13:27 | Futboll

Portieri italian i Genoa-s, Federico Marchetti, çoi Ferrarin e tij në lavazh dhe më pas shkoi në kampin stërvitor të skuadrës. Por, nuk vonoi shumë dhe ai u informua se makina e tij ishte përfshirë në një aksident.

Punonjësi i lavazhit duhet ta dorëzonte makinën në bazën stërvitore të Genoa-s, por teksa ishte duke shkuar atje, e përplasi Ferrarin 812 Superfast me 5 makina të parkuara, duke i shkatërruar pjesën e parë të makinës.

“Më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Faleminderit Zotit që askush nuk u lëndua dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, shkroi Marchetti në Instagram në lidhje me ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos