Kupa e Italisë, dy shqiptarë të tjerë kalojnë në çerekfinale

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 08:08 | Futboll
Kupa e Italisë, dy shqiptarë të tjerë kalojnë në

Dy shqiptarë të tjerë në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Atalanta e Berat Gjimshitit, por edhe Spal i portierit Etrit Berisha janë dy skuadrat që avancuan më tej në Kupë.

Bergamaskët ja dolën përballë Cagliarit të sigurojnë biletën e turit tjetër, por edhe të shmangin shtesën që do të ishte një ngarkesë jo e vogël në prag të ndeshjeve të fundjavës.

Ndeshja që u mbyll me fitoren 3-1, u komplikua vetëm pas minutës së 55 kur Cagliari gjeti barazimin, megjithatë bluzinjtë shënuan dy gola të shpejtë me Muriel dhe Sutalo e për rrjedhojë arritën dhe fitoren.

Spal ndërkohë është surpriza e Kupës. Ekipi i gardianit kuqezi, Etrit Berisha i cili ruajti katërkëndshin gjatë këtij suksesi, mundi 2-0 një skuadër aspak të lehtë siç është Sassuolo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos