
Trajneri i kombëtares angleze, Southgate dhe lojtari i ekipit Harry Wings kanë dalë në një konferencë për mediat, pas mbërritjes në Prishtinë, përpara ndeshjes së nesërme përballë Kosovës.
Tekniku Southgate është shprehur i befasuar me pritjen që i është bërë skuadrës së “Tre Luanëve në Kosovë.
"Jemi të nderuar që jemi në Kosovë. Ka pasur shumë qytetar që na kanë pritur. Ka pasur edhe ushtarë dhe na kanë dhënë një ndjenjë të veçantë. Ne e kemi siguruar kualifikim, por megjithatë renditja në tabelë ka shumë rëndësi dhe ky është motivi që të fitojmë nesër”
Trajneri britanik është pyetur nga gazetarët dhe për përplasjen mes Sterling dhe Gomez gjatë ndeshjes Liverpool-Manchester City dhe tha se gjithçka tashmë është e mbyllur.
"Kam biseduar me gjithë lojtarët. Në diskutimin që patëm me Joe Gomez, disponimi ishte në nivel. Ka qenë një javë e vështirë, por është mirë që është përmbyll në mënyrën më të mirë", tha Southgate. (A2 Televizion)