“Poshtërimi publik” i kryeministres së Zelandës së Re

Nga A2 CNN
2 Gusht 2021, 12:59 | Bota

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, u ka kërkuar zyrtarisht falje komuniteteve të ishujve të Paqësorit, për aksionin e deportimit të tyre që ndërmorën autoritetet në periudhën 1974-1976.

Ardern iu nënshtrua një rituali poshtërimi, që quhet ifoga, në një ceremoni tradicionale të zhvilluar në Okland.

Falja nëpërmjet “poshtërimit” nuk është shoqëruar ende me ndryshime ligjore mbi banorët e ishujve të Paqësorit, por ata shprehen besimplotë se kërkimi i faljes përbën një hap të rëndësishëm përpara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos