Një përballje titanësh, “beteja” mes Tyson dhe Schwarzenegger zhvendoset në një tjetër sport

Nga A2 CNN
17 Prill 2021, 18:37 | Showbiz

Ishte pritur prej kohësh dhe një përballje mes tyre erdhi. Legjenda e boksit Mike Tyson është vendosur përball ish-kampionit të bodybuilding dhe aktorit Arnold Schwarzenegger në një sport krejt ndryshe nga ai që prisnim.

Tyson dhe Schwarzenegger kanë luajtur bashkë shah dhe golf gjatë një vizitë që ish-boksieri zhvilloi në shtëpinë e ish-guvernatorit në Los Angelos.

Të dy legjendat duken në formë mjaft të mirë dhe videoja e përballjes së tyre në shah është filmuar nga ish ylli i UFC, Henry Cejudo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos