Pozitiv me koronavirus, karantinohet piloti i F1

Nga A2 CNN
30 Korrik 2020, 18:39 | Sporte të tjera
Pozitiv me koronavirus, karantinohet piloti i F1

Një nga pilotët e Formula 1 është karantinuar pasi doli pozitiv me koronavirus përpara Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe që do të zhvillohet këtë fundjavë.

Bëhet fjalë për Sergio Perez, pilotin e Racing Point, i cili iu nënshtrua dy testimeve, pasi i pari nxori një rezultat jo përfundimtar.

Aktualisht, meksikani renditet i gjashti në klasifikimin e përgjithshëm. Perez do të zëvendësohet nga piloti rezervë Esteban Gutiérrez.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos