PPP-të në Kuvend, dëgjohen ambientalistët

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2019, 11:03 | Ekonomi
PPP-të në Kuvend, dëgjohen ambientalistët

Kuvendi do të vijojë sot diskutimin e ndryshimeve që qeveria i ka bërë ligjit të Partneritetit Publik Privat. Në komisionin e Veprimtarive Prodhuese do të zhvillohet seanca dëgjimore me Qendrën për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri, (EcoAlbania).

Pritet që ambientalistët të shprehin mendimin e tyre lidhur me ndryshimet që propozon qeveria, si dhe ndikimin e koncesioneve të dhëna deri më tani dhe që kanë efekt në mjedis. Ndërkaq gjatë fundjavës për ndryshimet ligjore të PPP-ve ka bërë publik qëndrimin e saj edhe Konfindustria. Industrialistët i kanë konsideruar të pamjaftueshme ndërhyrjet, të cilat sipas tyre lënë hapësira të shumta për subjektivizëm, korrupsion dhe shpërdorim të parave publike.

Sipas Konfindustrisë, prekja me nxitim dhe pa debat paraprak i një ligji të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit në afatgjatë bëhet edhe më shumë shqetësuese në kushtet e krizës politike dhe mungesës së opozitës në Kuvend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos