Prishën konkurrencën, bizneset gjobiten me 2.1 mln euro

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2019, 15:20 | Ekonomi
Prishën konkurrencën, bizneset gjobiten me 2.1 mln euro

Bizneset që kanë shtrembëruar konkurrencën në treg kanë paguar 270 milionë lekë gjoba gjatë vitit 2018, një shumë ekuivalent me 2.1 milionë euro.

Në raportin vjetor, Autoriteti i Konkurrencës thekson se gjobat e arkëtuara iu takojnë vendimeve që gjykatat i kanë marrë ndaj bizneseve përgjatë viteve të kaluara.

Mbi 78% e totalit të shumës së mbledhur nga gjobat i takon një vendimi të vetëm, që ka penalizuar kompanitë e telefonisë.

Këta operatorë rezultojnë të jenë penalizuar edhe me një tjetër vendim të vitit 2018, i cili gjithashtu është ekzekutuar me vjelje gjobe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos