Pranga 2 “skifterëve” shqiptarë, gjatë ndjekjes qëlluan me grusht karabinierët

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2019, 12:56 | Kronikë
Pranga 2 “skifterëve” shqiptarë, gjatë ndjekjes

Karabinierët në Reggio Emilia të Italisë arrestuan 2 shqiptarët Aleksandër Mhillaj, 28 vjeç dhe Enrik Nikolla, 24 vjeç, të dy me vendbanim në Modena, pasi akuzohen për rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe vjedhje.

Rreth orës 22.30, të së enjtes, ata ishin në një “Fiat Stilo”, kur u pikasën nga një patrullë karabinierësh, teksa po i afroheshin një automjeti tjetër, tip “BMW”. Sapo pikasën karabinierët, shqiptarët ikën me mjetin e tyre dhe më pas e braktisën atë, duke vrapuar, por u bllokuan më pas nga forcat blu.

Gjatë ndalimit, 24-vjeçari, Nikolla, në përpjekje për të shpëtuar, goditi me grusht një karabinier, duke i  shkaktuar lëndime të lehta. Automjeti tip “BMW” rezultonte i vjedhur, ndërsa karabinierët gjetën edhe mjetet që shqiptarët përdornin për thyerjen e kasafortave apo edhe sende të tjera, si dhe 10 mijë euro. Dy shqiptarët mendohet se janë pjesë e një grupi më të madh e bandë së të ashtuquajturve “hajdutë akrobatikë.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos