
“Pranvera universitare”, kështu e kanë quajtur pedagogët lëvizjen e rikthimit të protestave.
Ata u mblodhën sërish para Korpusit Universitar, edhe më të pakënaqur, pasi pretendojnë se premtimet nuk janë plotësuar. Në këtë periudhë provimesh, pedagogët vendosën të mos bojkotonin sezonin për të mos dëmtuar studentët. Por nuk do të heqin dorë nga protestat, pasi sipas tyre, në universitet asgjë nuk ka ndryshuar për mirë.
Pedagogët e mbledhur para korpusit kundërshtuan edhe aktivizimin e neneve të ligjit të arsimit të lartë që mundësojnë kthimin e universiteteve publike në institucione publike të pavarura.
Sipas tyre, ky është kthim në fondacione me pasojë privatizimin e universiteteve, duke rrezikuar shuarjen e arsimit të lartë publik. (A2 Televizion)