Premier League nis nën shenjën e “Bishës”

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 23:01 | Futboll

Premier League ngriti siparin mbrëmjen e së premtes, me kampionët në fuqi të Manchester City që fituan në transfertë ndaj Burnley me rezultatin 3-0.

Protagonisti i ndeshjes ishte i zakonshmi Erling Haaland, i cili shënoi dy gola në pjesën e parë.

Gjiganti norvegjez shfrytëzoi më së miri një asist të Rodrit, duke e dërguar lehtësisht topin në rrjetë për golin e parë.

Ndërsa goli i dytë ishte fantastik, me Haaland që goditi me të majtën pas një pasimi të Alvarez brenda zonës, dhe e dërgoi topin në trekëndësh.

Ky ishte goli i 99 i Haaland në 5 kampionatet kryesore evropiane.

Goli i tretë për City u shënua nga Rodri, heroi i finales së Champions League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos