
Viti 2021 nisi me fitore për skuadrat pretendente në Evropë. Tottenham u rikthye te 3 pikët pas një ecurie të dobët në katër ndeshjet e fundit. Real Madrid e nisi gjithashtu mbarë kampionatin spanjoll ndërkohë që Bundesliga gjermane sheh skuadrën e Laipzig, kryesues për momentin.
Nëse të gjithë klubet i druhen formës që do të shfaqin pas pushimeve të fundvitit për shkak të uljes së ritmit, diçka e tillë nuk mund të thuhet për kampionatin anglez që nuk njeh ndalesë. Viti 2021 solli fat për Tottenham që la pas ecurinë negative prej katër takimesh pa fitore dhe u rikthye të marrë pikë plota në kampionat, të cilat e rikthejnë në katërshen e parë të renditjes.
“Spërs” fituan pastër 3-0 përballë Lids ndërsa ndeshja do të ruhet gjatë në memorien e sulmuesit Korean Son i cili shënoi golin e 100 mefanellën e Tottenham. Me marsh tjetër duket se po lëviz edhe Arsenal që arriti fitoren e tretë me radhë.
Kriza e thellë tashmë duket se është lënë pas nga “topçinjtë”që mundën edhe Uest Brom, jo pak por 4 me 0 në fushën e këtyre të fundit. Në Spanjë, Reali i Madridit kryeson renditjen në këtë fillimviti, por është i vetëdijshëm se do ti duhet shumë mund për ta parë veten në krye deri në javën e fundit.
Galaktikët mundën 2-0 Selta Vigon, por gjithësesi kanë luajtur 3 ndeshje më shumë se Atletico Madrid e cila mund të shkëputet ndjeshëm në triumfon në takimet e prapambetura. Laipzig është skuadra që udhëheq renditjen në Gjermani.
Skuadra e Nagelsman fitoi 1-0 përballë Shtutgart në ndeshjen e parë të vitit 2021 dhe suksesi e katapultoi në krye, por gjithsesi është edhe Bajern që duhet të zbresë në fushë sot ndaj renditja mund të ketë sërish ndryshime. (A2 Televizion)