Shifrat në rritje, por Olimpiada e Tokios do të zhvillohet

Nga A2 CNN
1 Janar 2021, 17:04 | Sporte të tjera
Shifrat në rritje, por Olimpiada e Tokios do të zhvillohet

Olimpiada e Tokios, që duhej të zhvillohej në vitin 2020, por që u shty nga pandemia, do të zhvillohet me siguri këtë vit. Kështu u shpreh kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, pavarësisht se shifrat në vendin aziatik po përkeqësohen.

“Lojërat do të mbahen këtë verë dhe do të jenë të sigurta. Zhvillimi i tyre mund të shërbejë si një simbol solidariteti global”, u shpreh kreu i qeverisë japoneze.

Rastet e reja në Japoni kanë shënuar rritje, me autoritetet shëndetësore në Tokio që raportuan për herë të parë mbi 1000 raste ditore. Në 31 dhjetor, Tokio kishte 1337 raste të reja me Covid-19.

Nga fillimi i pandemisë, Japonia regjistron 239 041 infektime dhe 3337 viktima.

Olimpiada, që do të nisë në 23 korrik dhe do të përfundojë në 24 gusht, mendohet se do të jetë më e kushtueshmja në histori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos