
Kundërshtari i Presidentit aktual, Rexhep Tayip Erdogan, për zgjedhjet e ardhshme për kreun e ri të shtetit turk, Kemal Kılıçdaroğlu, ka bërë një deklaratë “tunduese”, teksa ka premtuar florinj për familjet e varfra, nëse ai zgjidhet si i pari i shtetit.
Özgür Özel, nënkryetar i Grupit të CHP-së, tha se nga ky aplikim do të përfitojnë 4 milionë e 150 mijë familje.
Me përparimin e zgjedhjeve, kandidatët vazhdojnë të listojnë premtimet e tyre. Sipas drejtuesve të CHP-së, ky është një projekt social, që do të zhdukë njëherë e përgjithmonë varfërinë në vend. (A2 Televizion)