U etiketua si media e financuar nga qeveria, transmetuesi publik i Kanadasë tërhiqet nga Twitter

Nga A2 CNN
17 Prill 2023, 22:23 | Bota
U etiketua si media e financuar nga qeveria, transmetuesi publik i Kanadasë

Transmetuesi Publik i Francës është tërhequr nga Twitter-i pasi u cilësua nga platforma e rrjeteve sociale si medium i “sponsorizuar” nga qeveria.”

Kryeministri kanadez Justin Trudeau akuzoi sot liderin konservator Pierre Poillievre se ka “rekrutuar” miliarderë amerikanë për të sulmuar transmetuesin publik të vendit, pasi ai i kërkoi pronarit të Twitter, Elon Musk që ta cilësonte rrjetin kanadez CBC "të sponsorizuar nga qeveria".

Vetë Poillievre tha përmes Twitter-it javën e kaluar se i shkroi Musk për t'i kërkuar që të markonte "si duhet" CBC ( Canadian Broadcasting Corporation ). Të dielën, disa nga postimet e transmetuesit publik u shfaqën të etiketuara "media e financuar nga fondet e qeverisë".

Poillievre, i cili mori postin e kreut të partisë vitin e kaluar dhe po bën thirrje që CBC të mos financohet, e mirëpriti vendimin, duke shkruar në Twitter se "tani njerëzit e dinë se është propagandë e Trudeau-t, jo lajm ".

CBC u përgjigj se nuk është një "medium i financuar nga qeveria", por se buxheti i saj miratohet nga parlamenti, në një votim që përfshin të gjithë deputetët.

Gazetaria jonë është e paanshme dhe e pavarur. Çdo gjë që nënkuptohet ndryshe është e pavërtetë. Prandaj ne po pezullojmë aktivitetet tona në Twitter”, njoftoi transmetuesi publik në një deklaratë.

Kujtojmë se qeveria e e Trudeau mbështetet nga partia e krahut të majtë Demokratët e Rinj ndërsa nuk priten zgjedhje deri në vitin 2025. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos