“Premtimi” i Putin: Do ta çojmë ushtrinë në 1.5 milionë, nga janari kemi raketat më të mira në botë   

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2022, 11:27 | Bota

Takimi i presidentit rus, Vladimir Putin, me elitën e ushtrisë së tij, përtej retorikës kundër Perëndimit dhe justifikimin e ndërhyrjes në Ukrainë, që ai ende cilëson si “operacion special”, dha edhe detaje interesante nga pikëpamja ushtarake.

Putin deklaroi se ushtria ruse do të shtojë personelin e tij të përhershëm, pra përtej të mobilizuarve me detyrim në front, deri në 1.5 milionë ushtarë, duke tejkaluar kështu forcat amerikane. Vullnetarëve, presidenti i premtoi 195 mijë rubla secilit, rreth 2800 dollarë pesë herë mesatarja e pagës në vend.

Ministri i mbrojtjes Shoigu, që përtej kritikave të shumta mbetet ende në post duke treguar se miqësia e tij me liderin e Kremlinit eshte e padiskutueshme, deklaroi se do të ndryshojnë edhe parametrat e mobilizimit, nga 19 deri në 27 vjeç, në 21 me 30.

Një tjetër detaj interesant ishte plani i Putin për krijimin e njësive të reja, në vende të cilësuar si delikate, por që në fakt janë kërcënime të hapura, si në rastin e njësive që do të krijohet në kufi me Finlandën, vend që nga neutral ka aplikuar për anëtarësimin në NATO.

Raketa e tipit Zyrcon

Një tjetër lajm, është shndërrimi i dy qyteteve ukrainase të pushtuara në detin Azov, Beryansk dhe veçanërisht qyteti “martir” i Marupolit, teatër i një prej dyluftimeve më të ashpra të konfliktit në kompleksin e saj industrial, në baza ushtarake strategjike. Në ato porte mund të mbërrijnë edhe njësitë e flotës që sipas Putin nga janari do të pajisen me raketën hipersonike Zirkon, të cilësuar si “më e avancuara në botë”.

Putin shtoi se me hyrjen e raketës balistike Sarmat, vendi do të riorganizojë tërësisht edhe kapacitetet bërthamore, duke dërguar në “pension” sistemet e ish-Bashkimit Sovjetik. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/21/putin-ajo-qe-ndodh-atje-eshte-e-tragjedi-por-seshte-faji-yne-ne-e-shohim-ukrainen-si-shtet-vellazeror/
https://a2news.com/2022/12/20/te-identifikojme-tradhtaret-spiunet-dhe-sabotatoret-putin-urdheron-fsb-ne-te-rrise-mbikeqyrjen-e-e-kufijve/
https://a2news.com/2022/05/28/rusia-leshon-raketen-zirkon-me-shpejtesi-3-km-ne-sekonde-a-do-ta-perdore-ne-lufte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos