Premtimi u mbajt, kurdët zhvendosen nga kufiri siriano-turk

Nga A2 CNN
30 Tetor 2019, 08:50 | Bota
Premtimi u mbajt, kurdët zhvendosen nga kufiri siriano-turk

Milicia kurde u zhvendos nga kufiri siriano-turk, sipas marrëveshjes së bërë mes presidentëve Putin dhe Erdogan gjatë takimit në Sochi. Lajmin e konfirmoi për mediat ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili shtoi se ata janë pozicionuar në një vendndodhje tjetër dhe ajo zonë kontrollohet tanimë nga ushtritë e Rusisë dhe Turqisë, sipas marrëveshjes së arritur.

Hapi i radhës parashikon që zyrtarë të besuar të Erdogan të kontrollojnë sa e vërtetë është kjo dhe nëse kurdët janë spostuar apo jo 30 km larg zonës kufitare. Afati përfundimtar për këtë lëvizje ishte ora 15:00 e të martës, me orën lokale turke. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos