
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka publikuar në faqen zyrtare dekretimin e ligjit për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit.
Projekti i ri përfshin një port jahtesh dhe pallate shumëkatëshe në zonën ku ndodhet aktualisht Porti i Durrësit.
Ligji për portin u votua së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë pavarësisht protestës së opozitës e cila e cilëson projektin si një aferë.
Dekreti i presidentit:
Shpalljen e ligjit nr. 79/2022, “Për miratimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, Sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit””.
Dekret nr. 13886 Tiranë, më 21.12.2022 (A2 Televizion)