Presidenti cakton datën e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KED

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 14:04 | Aktualitet
Presidenti cakton datën e shortit për zgjedhjen e anëtarëve

Presidenti Meta bëri të ditur se ka vendosur që shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të realizohet nga Institucioni i Presidentit të Republikës në datë 5 dhjetor 2019.

Përmes një njoftimi për mediat, Presidenca bën me dije se pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, Presidenti “do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese”.

Të martën, Meta dorëzoi kallëzimin penal ndaj kreut ekzistues të këtij institucioni, Ardian Dvorani, të cilin e akuzon për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim titulli apo detyrës shtetërore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos