Presidenti i ri, Balla: Të mërkurën takoj opozitën, më 4 maj seanca e parë

Nga A2 CNN
18 Prill 2022, 13:46 | Politikë
Presidenti i ri, Balla: Të mërkurën takoj opozitën, më

Në një konferencë për mediat këtë të hënë, Taulant Balla së bashku me Elisa Spiropalin, janë shprehur se të martën, deputetët e Partisë Socialiste do të çojnë në mbledhjen e grupit zarfin me tre emrat e propozuar për presidentin e ri.

https://a2news.com/2022/04/18/tre-emra-per-presidentin-e-ri-zbulohet-dokumenti-qe-iu-ka-shkuar-deputeteve-socialiste/

“Nesër do të jetë hapi i parë i konsultimit me grupin parlamentar të PS-së, që udhëheq këtë proces për herë të parë që nga 1997, kur u zgjodh zoti Mejdani. Pasnesër, ditën e mërkurë në orën 17;00 do të ftoja kryetarët e grupeve parlamentare, që sipas mundësive të ulemi në një takim të parë. Takime të tjera nuk kanë ndodhur, ai do të jetë takimi i parë.

https://a2news.com/2022/04/18/balla-flet-per-presidentin-e-ri-per-here-te-pare-ky-proces-drejtohet-nga-ps/

Referuar situatës ku ndodhet PD, i pyetur se përse nuk e zgjeron rrethin e konsultimeve me grupin e Rithemelimit, Taulant Balla tha se dialogu do të zhvillohet me grupet zyrtare në Kuvend, “nuk njoh ndonjë grup parlamentar me emrin “grupi i Rithemelimit” në Kuvend”, tha ai, duke injoruar Sali Berishën.

Balla u shpreh se seanca e parë për presidentin e ri do të mbahet më 4 maj. “Koha nuk është e pafundme, procesi i konsultimeve duhet të mbyllet brenda datës 29 prill.

https://a2news.com/2022/04/15/zgjedhja-e-presidentit-ps-kerkon-qe-procedura-te-nise-ne-fund-te-prillit/

Më tej, Balla ftoi grupet parlamentare të opozitës në një takim paraprak me qëllim të vendosin parimet kryesore.

“Në takim të mërkurën pasdite ftoj 3 grupet parlamentare të opozitës, Enkelejd Alibeaj, Misilda Doda dhe Fatmir Mediun në një takim paraprak në Kuvend që të identifikojmë parimet kryesore mes 4 grupeve parlamentare”, u shpreh Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos