Presidenti Ilir Meta reagon për krizën politike: Po godet ekonominë dhe turizmin

Nga A2 CNN
15 Maj 2019, 19:18 | Politikë
Presidenti Ilir Meta reagon për krizën politike: Po godet

“Kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe për ekonominë”, deklaroi presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Kreu i shtetit tha se efektet e para kanë filluar të ndihen në turizëm dhe operatorët e cilësojnë situatën dramatike. Sipas presidentit kjo është një arsye për reflektim urgjent.

Këto mesazhe, Ilir Meta i dha nga vendlindja e tij, Skrapari.

Nga ana e kreut të shtetit, nuk janë ndalur përpjekjet për uljen në një tryezë të përbashkët të palëve politike, por deri më tani pa rezultat.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos