Presidenti Macron: Jemi pranë Shqipërisë

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2019, 20:26 | Aktualitet
Presidenti Macron: Jemi pranë Shqipërisë

Presidenti i Francës, Emannuel Macron shprehu ngushëllimet për vdekjen e 21 personave si pasojë e tërmetit që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës.

Kreu i Elysse deklaroi se Franca ndodhet pranë Shqipërinë në këto momente të vështira dhe se do të asistojë në operacionet e kërkim shpëtimit.

“Shpreh afërsinë me viktimat e tërmetit që goditi vendin tuaj, me familjet në zi si dhe me personat e dëmtuar. Franca është sot solidare me Shqipërinë. Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit”, shkruan Macron. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos