Presidenti Meta dekreton komandantin e ri të Forcës Detare

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2021, 13:30 | Politikë
Presidenti Meta dekreton komandantin e ri të Forcës Detare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar kundëradmiralin Adnand Agastra në postin e komandantit të Forcës Detare.

Ky emërim në këtë post të rëndësishëm drejtues të Forcës Detare të Agastrës u bë me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Më herët, kundëradmirali Adnand Agastra ka mbajtur detyrën e shefit të degës së operacioneve dhe stërvitjes në Forcën Detare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos