
Partia Demokratike kërkon nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion që të vijojë hetimet edhe për impiantet e trajtimit të mbetjeve të Tiranës dhe të Fierit.
Nga selia blu, nënkryetarja Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se ka ofruar mbrojtje politike për zyrtarët e tjerë të lartë.
“Nga hulumtimi i të dhënave duket qartë se si me taksat që u janë vjedhur e u vidhen shqiptarëve, shpërblehen me paga marramendëse pronarët që sot janë në kërkim, dhe të punësuarit e tyre fiktiv. Ashtu si kundër është vërtetuar edhe nga hetimi i SPAK rruga që ka ndjekur ish ministri Lefter Koka përmes krijimit të kompanive fiktive nga të cilat ai ka marrë pjesën e tij të korrupsionit. Partia Demokratike do të vazhdojë ta denoncojë këtë aferë, por njëkohësisht do të hedh dritë edhe në Komisionin Hetimor pavarësisht të gjithë pengesave për aferën korruptive më të madhe të shekullit, aferën e Inceneratorëve”, tha Tabaku. (A2 Televizion)