Presidenti përshëndet shqiptarët nga Piramida e 17 e kufirit

Nga A2 CNN
1 Maj 2020, 16:31 | Aktualitet
Presidenti përshëndet shqiptarët nga Piramida e 17 e kufirit

E ndërsa të gjithë shqiptarët qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre dhe lëvizin me orar të kufizuar vetëm për të kryer pazaret e nevojshme për familjen, presidenti i Republikës ka zgjedhur një tjetër destinacion për të kaluar fundjavën.

Kreu i Shtetit ka ndarë një video me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ndërsa ngjit malin e Shelegurit në Kolonjë.

“Ngjitja në malin e mrekullueshëm të Shelegurit në Kolonjë të jep një kënaqësi të paparë. Ju përshëndes nga piramida 17 e kufirit të Republikës së Shqipërisë”, shkruan Ilir Meta në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos