Presidenti polak Andrzej Duda pozitiv me Covid-19, karantinohet edhe tenistja Iga Swiatek

Nga A2 CNN
24 Tetor 2020, 10:57 | Bota
Presidenti polak Andrzej Duda pozitiv me Covid-19, karantinohet edhe tenistja

Presidenti polak, Andrzej Duda, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmi u njoftua nga zëdhënësi i tij Blazej Sychalski me një postim në Twitter, ku thuhej se pavarësisht prekjes nga infeksioni, ishte mirë me shëndet.

Presidenti, 48-vjeçar, Duda vizitoi dje spitalin në ndërtim e sipër në Stadiumin Kombëtar në Varshavë, i cili duhet t'u ofrojë 500 shtretër pacientëve me Covid-19.

Pas lajmit për infektimin e presidentit Polak, edhe tenistja Iga Swiatek, që fitoi turneun e këtij viti Roland Garros në Paris, do të jetë në mesin e njerëzve të detyruar që të karantinohen, pasi një ditë më parë u takua me presidentin Duda për të marrë një medalje.

Sipas zëvendësministrit të Shëndetësisë, kreu i Shtetit është në gjendje të mirë dhe po përgatitet një listë e zyrtarëve dhe personave të tjerë me të cilët ai ka pasur kontakte ditët e fundit. Të gjithë do të duhet të qëndrojnë në karantinë, e cila në Poloni zgjat 10 ditë.

Nga sot, rregullat e reja kufizuese kanë hyrë në fuqi në të gjithë vendin. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, e ardhmja do të jetë një "javë vendimtare" në luftën kundër koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos