
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënshkruar dekretin për largimin e ambasadores, Vlora Çitaku, nga misioni i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ishte shkarkuar nga detyra nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
“Urdhërohet tërheqja e znj. Vlora Çitaku nga pozita e Ambasadores/Shefes së Misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli në Uashington”, shkruhet në dekretin e presidentit Thaçi.
Mësohet se Çitaku do të qëndrojë në krye të detyrës deri në emërimin e ambasadorit të ri. (A2 Televizion)