Banka Botërore ndërpreu financimet e projekteve në Afganistan, pasi talebanët morën kontrollin. Vendimi është marrë bazuar në shqetësime serioze që lidhen me ndikimin e militantëve në perspektivën zhvillimore të vendit, veçanërisht për gratë. Kjo vjen disa ditë pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar pezulloi pagesat për Afganistanin, ndërsa administrate amerikane ngriu asetet e Bankës Qëndrore të Afganistanit që mbahen në Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)
Presion ekonomik ndaj talebanëve, Banka Botërore ndërpret financimin e projekteve në Afganistan
