“Presioni mbi administratën”, PD kallëzon drejtorin e Inspektoratit Shëndetësor në Elbasan

Nga A2 CNN
14 Shtator 2020, 18:04 | Politikë
“Presioni mbi administratën”, PD kallëzon drejtorin e

PD ka kallëzuar penalisht drejtorin e inspektoratit shëndetësor në Elbasan, Blendi Musai, pasi sipas demokratëve u ka kërkuar punonjësve të sigurojnë vota për socialistët.

PD ka bërë publik formularin që u kërkohet të plotësojnë punonjësit, ku kërkohen të dhëna të individëve që duhet të votojnë për PS.

Të premten, sekretari i përgjithshëm i kërkoi degëve të Partisë Demokratike monitorim të të gjithë drejtuesve në nivel vendor e qendror, për presionet që mund të bëhen mbi administratën.

Rasti i Elbasanit, sipas demokratëve, është rezultati i parë i këtij monitorimi. PD garanton se nëse vjen në pushtet largimet nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihen prej saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos