Pretendon se kanë qëlluar me armë drejt banesës së tij, efektivi i Policisë Rrugore kërkon mbrojtje

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 11:34 | Kronikë
Pretendon se kanë qëlluar me armë drejt banesës së tij,

Një efektiv i Policisë Rrugore në sektorin e qarkullimit rrugor me shërbim në Mat ka denoncuar një kërcënim që sipas tij i është bërë familjes së tij me datë 27 tetor.

Efektivi Ilir Pica thotë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë banesës së tij në afërsi të Kthesës së Kamzës në Tiranë. Sipas tij, mbrëmjen e 27 tetorit persona të paidentifikuar kanë gjuajtur me armë zjarri në oborrin e banesës së efektivit të rrugores duke terrorizuar familjen.

Efektivi thotë se për këtë rast ka bërë denoncim pranë Komisariatit numër tre, por këta të fundit nuk kanë bërë asgjë në lidhje me mbrojtjen e familjes. Deri tani, nuk ka asnjë deklaratë për rastin në fjalë nga ana e Policisë së Shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos