
Gjykata e Posaçme pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar të ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha dhe nëntë të bashkëpandehurve.
Seanca shtyhet për në 17 nëntor për leximin e pretencës së SPAK.
Ish-gjyqtarja e Krujës dhe 9 të pandehurit e dosjes akuzohen për ngritjen e një skeme korruptive në Gjykatën e Krujës, ku kundrejt ryshfetit nga 6 deri në 12 mijë euro, “shtronin rrugën” për lirimin e parakohshëm të të dënuarve që vuanin dënimin në burgun e Fushë-Krujës. (A2 Televizion)