Prezenca e “Wagner” detyron Lituaninë të mbyllë dy pika kufitare me Bjellorusinë

Nga A2 CNN
5 Gusht 2023, 10:06 | Bota
Prezenca e “Wagner” detyron Lituaninë të mbyllë dy

Prania e Wagner ka detyruar Lituaninë të mbyllë dy nga gjashtë pikat e saj kufitare me Bjellorusinë për shkak të shqetësimeve nga prania e mercenarëve rusë. Lajmi u bë me dije nga zëvendësministri i Brendshëm lituanez, Arnoldas Abramavicius.

"Ne po përgatisim vendimin për mbylljen e dy pikave të kontrollit”.

Zëvendësministri i Brendshëm lituanez, Arnoldas Abramavicius

Zëvendësministri theksoi se aktualisht janë gjashtë pika kontrolli mes dy vendeve. Dy vendkalimet e konsideruara për mbyllje janë Sumskas dhe Tverecius, njoftojnë mediat e huaja.

Bjellorusia, një aleate e Moskës, mirëpriti mercenarët e Wagner-it pas rebelimit të tyre jetëshkurtër kundër udhëheqjes ushtarake ruse. Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s, Lituanisë dhe Polonisë vlerësuan këtë javë se rreth 4,000 mercenarë të saj ndodhen në tokën bjelloruse. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/17/rusia-kercenon-te-pushtoje-kufirin-midis-polonise-dhe-lituanise-qe-e-fut-ne-lufte-me-nato-n/
https://a2news.com/2023/07/03/wagner-gjen-strehim-ne-bjellorusi-polonia-shton-500-police-ne-kufi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos