"Prigozhin është kthyer në Rusi," Lukashenko: Mercenarët janë në bazat e tyre të rregullta

Nga A2 CNN
6 Korrik 2023, 14:58 | Bota
"Prigozhin është kthyer në Rusi," Lukashenko:

Kreu Wagnerit, Yevgeny Prigozhin nuk është më në Bjellor usi por në Rusi. Sipas presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko, njeriu që sfidoi regjimin 23-vjeçar të Putinit, duke drejtuar një kryengritje të armatosur kundër elitës ushtarake të Kremlinit, gjendet tani në San Petersburg.

Vendndodhja e Prigozhin ka qenë një mister që kur u pa për herë të fundit në Rusinë jugore pas njoftimit për frenimin e rebelimit.

Sipas një ujdie të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus Lukashenko, akuzat kundër Prigozhin u rrëzuan, ndërsa ai dhe luftëtarët do lejoheshin të qëndronin në Bjellorusi.

“Sa i përket Yevgeny Prigozhin, a gjendet në Shën Pjetërburg. Ose ndoshta këtë mëngjes mund të ketë udhëtuar edhe në Moksë apodiku tjetër. Por ai nuk është në territorin Bjellorus për momentin.”

Gjatë një konference për mediat në Minsk, aleati i ngushtë i Putinit tha gjithashtu se pjesëtarët e Vagnerit gjendeshin në kampet e tyre të rregullta, duke sugjeruar se as ata nuk janë në Bjellorusi.

Megjithatë, siç pohoi, mercenarët do të ishin të lumtur të ndanin eksperiencën e tyre me ushtrinë bjelloruse, nëse do të stacionoheshin në vend.

Mesa jam informuar, luftëtarët e Vagnerit janë stacionuar tani në kampet e tyre të rregullta, atje ku shkojnë si pjesë e rotacionit, për t’u çlodhur apo rikuperuar nga fronti i luftës.  Ky është një rotacion i rregullt, në kohë lufte.”

Ai mohoi se strehimi I luftëtarëve do të përbënte rrezik për Bjellorusinë nëse do të ndodhte ndërsa u këmbënguli se ushtria e tij nuk ishte inferior ndaj Vagnerit.

Vetëm një javë më parë Lukashenko konfirmoi se Prigozhin kishte mbërritur në Bjellorusi. Një avion privat i liderit të Vagnerit u gjurmua teksa fluturonte drejt Minskut në 27 qershor, edhe pse nuk është e qartë nëse ai gjendej në bord. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos